|
|
   
Botuar: 15 May 2010
OVL-UĒK-sė: Vrasja e Harun Aliut ishte njė ekzekutim politik
|
   
Botuar: 14 May 2010 Xhafer Shala synonte Bashkimin Kombėtar
|
   
Botuar: 14 May 2010
5 vjet histori suksesi e Aeroportit "Nėnė Tereza"
- 5 vite pasi aeroportin ndėrkombėtar Nėnė Tereza nė Shqipėri e ka marrė me koncesion njė kompani gjermano-amerikane, ai ka pėsuar ndryshime rrėnjėsore. Ka dyfishuar numrin e pasagjerėve e u shėrben 1.8 milion udhėtarėve
  vazhdon
Aeroporti i vetėm ndėrkombėtar nė Shqipėri ėshtė ndėrtuar qysh nė vitin 1957. Si aeroporti i njė vendi tė izoluar nga regjimi komunist, deri nė vitin 1990 ai kishte njė fluks shumė tė kufizuar pasagjerėsh dhe linjash ajrore qė operonin nė tė. Fillimi i ndryshimeve demokratike, hapja e vendit ndaj pjesės tjetėr tė botės, emigrimi nė shkallė tė gjerė i shqiptarėve, si dhe mjaft zhvillime sociale, politike e ekonomike u shoqėruan me rritjen e fluksit tė udhėtarėve, qė kalonin nė kėtė portė ajrore tė vetme tė Shqipėrisė. Kjo nxori nė pah mungesėn e kapaciteteve tė aeroportit, treguesit e ulėt nė standardet e shėrbimit dhe tė sigurisė. Njė prezantim jo dinjitoz tė vendit qė synonte integrimin euro atlantik. Hochtief AirPort, DEG dhe FSHAN kanė menaxhuar me sukses 5 vite mė parė qeveria shqiptare vendosi qė ta japė aeroportin me koncesion, nė njė periudhė 20 vjeēare nė formatin BOOT, qė nga ana e koncesionarit pėrmban proceset e ndėrtimit, zotėrimit, operimit dhe transferimit. Pas njė procesi tė hapur konkurues tė drejtėn e koncesionit e mori kompaniaTirana International Airport, TIA . Ajo ka nė pėrbėrje tė saj HOCHTIEF AirPort, njė nga liderėt e investitorėve privatė tė aeroporteve nė botė. Ka gjithashtu dhe DEG (Deutsche Investitions- und Enwicklungsgesellschaft), njė anėtare e grupit KfW, e cila ėshtė e specializuar nė financimin e investimeve tė koorporatave dhe infrastrukturave nė Europė, si dhe gjithashtu nė financimin e eksporteve, projekteve afatgjata dhe investimeve tė kompanive europiane jashtė vendit. Partneri i tretė i kompanisė ėshtė Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndėrmarrjeve, FSHAN, njė kompani investuese krijuar nga qeveria e SHBA, pėr tė mbėshtetur zhvillimin e sektorit privat nė Shqipėri. Tani 5 vjet pas fillimit tė menaxhimit tė aeroportit Nėnė Tereza nga TIA rezultatet jane evidente. Nėse pėrshembull, nė vitin 2005 nė mjediset e aeroportit, qė ėshtė 17 km larg Tiranės, qarkulluan rreth 780 mijė pasagjerė, nė vitin 2009 ky numėr ishte thuajse dyfish mė i madh. Andrea Gebbeken, drejtore ekzekutive e Tirana International Airport, thotė pėr DW se ajo qė ofrohet aktualisht pėr pasagjerėt ėshtė njė zgjedhje ekskluzive pėr destinacionet dhe linjat e fluturimit. Janė nė punė 13 linja ajrore qė u drejtohen mbi 30 destinacioneve tė ndryshme. Pas zgjerimit tė terminalit tė pasagjerėve, vitin e kaluar, u panė tregues konkretė nė rritje, shton Gebbeken. Transformim i thellė brenda njė kohe tė shkurtėr Vitin e kaluar ne arritėm nė afėr 1.4 milion pasagjerė. Kjo na obligon pėr tė punuar vazhdimisht pėr tė mbajtur standarde tė larta dhe pėr tė shėnuar rritje nė shifra tė trafikut, tė cilat janė dhe tė pritshme nga ky investim. Duke folur pėr sfidat e sė ardhmes, procesi i liberalizmit tė vizave qė do tė aplikohet sė afėrmi nė Shqipėri mendoj se do tė shoqėrohet me njė rritje tė numrit tė pasagjerėve, ēka do tė na angazhojė seriozisht pėr pėrballimin e kapaciteteve mė tė mėdha se deri mė tani, thotė pėr DW Andrea Gebbeken. Myslym Sadiku ėshtė shofer taksie nė aeroport. Jo vetėm qė punon prej vitesh kėtu, por ai ka lidhur jetėn e tij dhe tė familjes me kėtė mjedis, pasi banon nė lagjen ngjitur me aeroportin. Myslymi ėshtė dėshmitar i transformimit radikal qė ka ndodhur brenda njė kohe tė shkurtėr nė kėtė vend. Ai kthehet prapa nė vite, para 2005-s duke kujtuar ndėrtesėn e vjetėr. Njė ambjent krejt pa shije, me grumbuj njerėzish qė shtyheshin, kush e kush tė hynte a tė dilte i pari, kujton ai pėr DW. Ndryshimi ėshtė total. Shėrbimi ėshtė shumė mė i mirė. Ēdo gjė funksionon. Nė rast se mė pėrpara tė humbte dhe bagazhi, tani as qė bėhet fjalė njė gjė e tillė. Pėr kushtet qė ka ky aeroport mund tė konkurojė me ēdo aeroport tjetėr. Pavarėsisht pėrmasave qė ka. Mund tė jetė i vogėl, ama kushtet janė tė gjitha. Liza ėshtė njė nga pasagjeret e rregullta tė aeroportit. Jeta e saj mes Shqipėrisė dhe Amerikės e sjell atė nė mjediset e aeroportit Nėnė Tereza disa herė nė vit. Kam udhėtuar nėpėr aeroporte tė tjera. Shumė mirė ėshtė atje, por shumė mirė ėshtė dhe kėtu. Me ēfarė ka qenė mė parė tani jemi shkėlqyeshėm. Atje ku rri e pret, shikon gjithēka qė mbėrrin dhe e njeh kollaj. S'ka mė mirė, shprehet ajo pėr DW. Nardi ėshtė duke pritur njė tė afėrmin e tij, qė vjen nga SHBA-ja. Ka pėrmirėsim, se mė parė kemi qėnė nė njė ngushticė qė as aerodrom nuk mund ta quaje. Tani ka mė tepėr rregull, mė tepėr pastėrti, ka edukatė qytetare. Gjithshka drejt pėrmirėsimit. Pėr Andrea Gebbeken dhe stafin qė ajo drejton, tashmė pas 5 viteve qė operohet nė Shqipėri, ėshtė krijuar njė vizion ku, sic pėrsėrit ajo emri i TIA-s ėshtė bėrė sinonim i pėrsosmėrisė, risisė, ndershmėrisė, integritetit, dhe cilėsive tė jashtėzakonshme tė shėrbimit. (Arben Muka)/V.I./Liria |
|
   
Botuar: 14 May 2010
Gazetat pėr hapat e qeverisė sė re
|
|
|
|
|
|
|
|
 |
-
Poezi
» Thėnie pėr gjuhėn: Kurrė nuk kemi tė drejtė tė quhemi komb i qytetėruar, sado qė tė mėsojmė gjuhė tė huaja, sepse kombi nuk qytetėrohet vetėm me mėsimin e gjuhėve tė huaja, por me mėsimin e gjuhės sė vet (Filip Shiroka) |
|
Arkivi
|
|
|
|
|
|
|